Togeri i Policisë e pranon që spiunoi te BIA serbe, dënohet me 6 vjet burgim

Edhe një vendim tjetër dënues për spiunazh është dhënë nga gjykata sot. Togeri i suspenduar i Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq është dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh në BIA-n serbe. Atij iu ndalua edhe ushtrimi i funksioneve në administratë publike për 5 vjet.

Informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “Konfidencial” dhe “Sekret”, të Policisë së Kosovës e të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, i kishte bartur tek BIA serbe, Bojan Jetviq i cili ishte pjesë e Policisë së Kosovës.

Këtë e ka pranuar edhe vetë ai, meqë ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me prokurorinë speciale të Kosovës.

Jevtiq është dënuar nga gjykata me 6 vjet burgim e 2 mije euro gjobë, si dhe dënim plotësues.

“Ka siguruar dokumente të tilla përfshirë planin operativ “Shënjestër” e datës 26.09.2023 si dhe materiale të tjera që ndërlidhen me aktivitet e Policisë së Kosovës..ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratet publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 5 viteve i cili vendim do egzekutohet pas mbajtjes së këtij vendimi”, deklaroi gjyqtari, Kushtrim Shyti.

Ky vendim është mirëpritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Konsiderojmë që vetë gjyqtari e potencojë edhe gjendjen e pjesës faktike si ka ndodhur vepra penale, ndërsa shuma e konfiskuar është rezultat i dobisë materiale të përfituar nga vepra penale e spiunimit”, u shpreh Prokurori Special, Bekim Kodraliu.

Para se të shpallet aktgjykimi ndaj Jevtiqit, në seancë është shqyrtuar marrëveshja për pranimin e fajësisë, teksa ne deklarimin e tij, vetë i akuzuari foli për karrierën e tij në polici.

“Si zyrtar policor me ndershmëri e kam kryer punën time jam munduar dhe jam angazhuar shumë që vërteton edhe vlerësimet e mija më të larta që i kam marr në fund të vitit. Besoj në ju që do i keni parasysh të gjitha këto dhe konform mundësisë suaj të sillni dënim minimal”, u shpreh Jevtiq.

Jevtiqi u arrestua më 17 korrik të vitit 2025 pas aksionit të koordinuar ndërmjet, Prokurorisë Speciale si dhe AKI-së e Inspektoratin Policor. Ai e mbante pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin që ndodhet në rajonin e Gjilanit.

Ky është dënimi i dytë brenda pak kohësh për veprën penale të spiunazhit. Para disa javësh, Gjykata e ka dënuar edhe Jelena Gjukanoviqin, punonjësen e OSBE-së me 6 vite burgim, për veprën penale te spiunazhit po te BIA.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika