Rekord në Everest, 274 alpinistë arrijnë majën brenda një dite

Një numër rekord prej 274 alpinistësh arritën majën e Everestit brenda një dite të vetme, njoftuan zyrtarët të enjten.

Qindra alpinistë përfituan nga moti i kthjellët të mërkurën për të ngjitur majën më të lartë në botë, tha Rishi Ram Bhandari nga Shoqata e Operatorëve të Ekspeditave në Nepal.

Ky ishte numri më i madh i alpinistëve që kanë arritur majën në një ditë të vetme nga rruga e njohur në anën jugore të malit, e cila ndodhet në Nepal, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Everesti mund të ngjitet si nga ana jugore në Nepal, ashtu edhe nga ana veriore në Tibet të Kinës.

Më 22 maj 2019, nga ana e Nepalit kishin arritur majën 223 alpinistë, ndërsa nga ana kineze 113 të tjerë. Megjithatë, autoritetet kineze e kanë mbyllur këtë vit rrugën nga Tibeti.

Më herët këtë javë, guida veterane malore Kami Rita Sherpa arriti majën për herë të 32-të, duke thyer rekordin e tij personal. Konkurrenti i tij më i afërt, Pasang Dawa Sherpa, e ngjiti Everestin për herë të 30-të këtë javë.

Gjithashtu, Lakpa Sherpa e ngjiti Everestin për herë të 11-të, duke forcuar rekordin e saj si gruaja me numrin më të madh të ngjitjeve në Everest.

Sezoni i sivjetshëm i ngjitjeve në Everest nisi me vonesë për shkak të rrezikut nga një masë e madhe akulli që varej mbi rrugën kryesore drejt majës.

Rreth 494 alpinistë dhe një numër i ngjashëm guidash Sherpa pritet të tentojnë ngjitjen në malin 8,850 metra të lartë deri në fund të këtij muaji, kur përfundon sezoni i ngjitjeve.

Mijëra njerëz e kanë ngjitur Everestin që kur ai u pushtua për herë të parë më 29 maj 1953 nga alpinisti nga Zelanda e Re Edmund Hillary dhe guida Sherpa Tenzing Norgay.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika