UNHCR: 40% e refugjatëve ukrainas planifikojnë të kthehen në vendin e tyre muajin e ardhshëm

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR, ka publikuar një sondazh, ku është konstatuar se rreth dy të tretat e refugjatëve ukrainas do të qëndrojnë në vendet pritëse, ndërsa 40% prej tyre planifikojnë të kthehen në vendin e tyre muajin e ardhshëm

Ilustrim

Në sondazhin që ka publikuar agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR, është konstatuar se rreth dy të tretat e refugjatëve ukrainas do të qëndrojnë në vendet pritëse derisa armiqësitë të pakësohen dhe gjendja e sigurisë të përmirësohet, pas pushtimit të Rusisë.

Shumica prej tyre, janë kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët shpresojnë që sa më shpejt të përfundojë lufta dhe të kthehen në vendin e tyre. Ky përfundim është rezultat i sondazhit të rreth 4,900 njerëzve nga Ukraina që aktualisht janë duke jetuar në Republikën Çeke, Hungari, Moldavi, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.

Sipas sondazhit të publikuar, 40% e refugjatëve planifikojnë të kthehen në vendin e tyre  muajin e ardhshëm.

“Ata janë të shqetësuar për t’u ribashkuar me miqtë dhe familjen, dhe shqetësohen për ata që kanë mbetur prapa. Shumica duan të presin derisa armiqësitë të jenë qetësuar,” shkruhej në raportin e publikuar të mërkurën e 13 korrikut, nga UNHCR.

UNHCR ka thënë se më shumë se 5.6 milionë refugjatë janë të regjistruar tani në të gjithë Evropën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika