Avokati Arbër Jashari vlerëson se partitë politike në Kosovë praktikisht kanë qenë në fushatë të vazhdueshme tash e një vit e gjysmë, ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore nis të enjten.
Jashari, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se gjuha polarizuese dhe retorika elektorale nuk kanë pushuar që nga zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, duke vazhduar edhe gjatë periudhës së formimit të institucioneve.
Jashari vlerësoi se partitë politike tashmë kanë nisur aktivitetet tipike të fushatës, pavarësisht se zyrtarisht ajo ende nuk ka filluar.
Ai përmendi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas tij ka nisur më herët prezantimin e programit dhe realizimin e pakos financiare me shtesa prej 100 eurosh.
“Ne pothuajse jemi në fushatë që një vit e gjysmë ka pasur vetëm pauza. Por, gjuha që përdorët në fushatë nuk ka përfunduar asnjëherë që kur kemi hyrë në këtë ciklin zgjedhor – që nga zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 pastaj krejt ajo koha ka qenë derisa u formuan institucionet ka qenë me një gjuhë polarizuese dhe të ashpër – me premtime e akuza dhe cështje tjera që kanë karakterizuese për zgjedhje. Edhe tash pavarësisht se zyrtarisht nuk jem i futur në fushatë, partitë politike po e bëjnë të njëjtën punë që e bëjnë kur janë në fushatë – është filluar me Lëvizjen Vetëvendosje me prezantimin e programit dhe në këtë aspekt kësaj radhe është treguar më e hershme – po ashtu edhe me realizimin e pakos financare me shtesa prej 100 eurove dhe partitë tjera kanë filluar fushatën e tyre si LDK-ja me platformën ‘hajde folim’. Premtimet dhe planprogramet nuk kanë qenë kurr përcaktuese në zgjedhjet në Kosovë, njerëzit këtu besojnë më shumë në lider dhe jo në programe – fatkeqësisht një parti politike mund të njejtë një planprogram të mirë e të realizushëm nuk ka kufrar ndikimi në përceptimin politik e njësoj edhe anasjelltas”, thotë Jashari.