Haxhiu: Me veteranët e UÇK-së do t’i themi stop krizës dhe degradimit të shtetit

Bekim Haxhiu, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka zhvilluar një takim me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kuçicë të Skenderajt, ku morën pjesë edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e rolit të veteranëve në proceset politike dhe shoqërore, duke deklaruar se mobilizimi i tyre është një forcë e madhe për ndryshimin në vend.

“Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet”, ka shkruar ai.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar nga Fatmir Limaj emblemën “LIRIA KA EMËR”, të cilën e ka cilësuar si simbol të guximit, sakrificës dhe idealit për të cilin luftuan pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas tij, takimi në Kuçicë u karakterizua nga emocione, kujtime dhe mobilizim për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa bashkëluftëtarët rikujtuan periudhën e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

“Me sakrificë, guxim dhe vendosmëri, e zëvendësuam epokën e robërisë me epokën e lirisë dhe të pavarësisë. Sot na bashkon një mision i ri: t’i themi STOP krizës, ta ndalim degradimin e shtetit dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë”, ka theksuar Haxhiu.

Ai ka shprehur bindjen se së bashku me veteranët, qytetarët dhe mbështetësit e vlerave të luftës do të ndërtohet një Kosovë më e fortë, më e drejtë dhe më e zhvilluar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika