Kabashi i bën thirrje Kurtit: Mos i keqpërdor fëmijët në fushatë, krejt çka po të intereson është pushteti

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Festim Kabashi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për keqpërdorim të një të miture në një tubim elektoral.

Në një postim në Facebook, Kabashi ka thënë se ekziston dallim mes zhvillimit të fushatës dhe, siç e ka quajtur ai, keqpërdorimit të saj.

Ai ka theksuar se fëmijët nuk duhet të përfshihen në aktivitetet politike dhe ka përmendur 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke kritikuar pjesëmarrjen e një vajze të mitur në një aktivitet elektoral.

Kabashi ka thënë se një veprim i tillë përbën keqpërdorim dhe ka akuzuar kryeministrin se, sipas tij, veprimet e tij lidhen vetëm me interesin për pushtet.

“Albin edhe fushata që thotë populli e ka një marifet. Sot fëmijët e festojnë 1 qershorin me ëndrrat e tyre të çiltra. E tri Albin çka thu për 1 qershor. Kur mbrëmë rrishe ashtu indiferente e besa edhe e shijoshe një keqpërdorim të një vajze të mitur në skenë e knej po vazhdon me fol si po kujdesesh me disa shtesa… Ky është keqpërdorim Albin…, krejt çka po të intereson është pushteti…”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika