Armend Zemaj: Juniku po ecën drejt një tjetër fitoreje të LDK-së

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj, ka nisur ditën me një mesazh nga Juniku, duke shprehur besimin se kjo komunë do të vazhdojë mbështetjen tradicionale për Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe në zgjedhjet e 7 qershorit.

Zemaj e cilësoi Junikun si një bastion të fitoreve të LDK-së, duke theksuar se partia synon të sigurojë mbështetjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Mirëmëngjesi nga Juniku! Juniku i fitoreve të LDK-së, sot dhe nesër. Drejt fitores së radhës dhe një qeverie të LDK-së”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka vazhduar aktivitetet e fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për programin dhe kandidatët e LDK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika