Lushaku-Sadriu: Fëmijeve të mi ju them se Kurti është i mirë, por ai nxit urrejtje ndaj opozitës tek fëmijët

Jehona Lushaku-Sadriu, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për siç tha ajo, nxitje të gjuhës së urrejtjes ndaj opozitës.

Lushaku-Sadriu, në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se pavarësisht kritikave politike, fëmijëve të saj u mëson të respektojnë kryeministrin e vendit, por për të njëjtin u shpreh se gjatë fushatës elektorale po u mëson fëmijëve gjuhë urrejtjeje ndaj opozitës.

“Unë fëmijëve të mi ju them se Albin Kurti është i mirë sepse është kryeministër i Kosovës, nuk dua që në asnjë mënyrë të transmetoj urrejtjen ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mëson fëmijëve që me ‘pre’ opozitën. Kur shkojë në shkollë me i marrë fëmijët e mijë dalin nxënës dhe më thonë se ‘kemi me ju pre juve opozitën’. Imagjinoje çfarë mbjellje e urrejtjes shoqërore është kjo”, u shpreh Lushtaku-Sadriu.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika