Trump: Nuk kemi nevojë për trupa tokësore në Iran, bombardimet kanë qenë të suksesshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të angazhojnë trupa tokësore në Iran, duke argumentuar se fushata e bombardimeve e zhvilluar gjatë muajve të fundit ka qenë e suksesshme.

“Nuk kemi nevojë për trupa në terren tani. Ne e bëmë atë që duhej bërë. Shkatërruam një pjesë të madhe të ushtrisë së tyre vetëm me bombardime. Nuk vendosëm askënd në terren”, tha Trump në një intervistë për podkastin e New York Post, të publikuar të mërkurën, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ai shtoi se dërgimi i forcave tokësore duhet shmangur kur ekzistojnë alternativa të tjera ushtarake.

Në të njëjtën intervistë, Trump tha se kishte qenë i shqetësuar nga sulmet izraelite në Bejrut gjatë kohës kur SHBA-ja po punonte për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Iranin.

Duke folur për një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump tha se i kishte kërkuar atij të ndalonte përshkallëzimin e konfliktit me Libanin.

“Nuk do të thosha se isha i zemëruar. Isha paksa i shqetësuar për luftimet e vazhdueshme me Libanin. Në një moment i thashë: ‘Bibi, duhet ta ndalojmë këtë’”, u shpreh ai.

Megjithatë, Trump theksoi se marrëdhëniet mes tij dhe Netanyahut mbeten shumë të mira dhe se kanë bashkëpunuar ngushtë.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se, sipas tij, pa ndërhyrjen e SHBA-së kundër Iranit, Izraeli do të përballej me një kërcënim ekzistencial.

“Ne nuk mund t’i lejonim të kishin armë bërthamore. Kjo lidhet drejtpërdrejt me Izraelin, sepse ata do të ishin të parët që do të goditeshin. Nuk do të kishte Izrael”, tha Trump.

Deklaratat e tij dallojnë nga qëndrimi i mëhershëm i administratës amerikane në fillim të konfliktit, kur sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte paralajmëruar se SHBA-ja druhej nga një sulm i afërt izraelit që mund të shkaktonte një kundërpërgjigje të ashpër nga Irani.

SHBA-ja dhe Irani nisin sulme të reja, negociatat për armëpushim mbeten të bllokuara

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika