Kica-Xhelili: Pacientët me kancer po detyrohen të shpenzojnë deri në 30 mijë euro për trajtim

Në përballjen mes nënkryetarëve të partive politike në emisionin “Debat Plus”, nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër qeverisjen në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar pushtetin për refuzim të investimeve dhe neglizhencë ndaj pacientëve.

Kica-Xhelili ngriti dyshime lidhur me tenderët publikë, duke pyetur se si një kompani ka përfituar 75 milionë euro përmes 153 tenderëve gjatë këtij mandati.

“Na tregoni si është e mundur që një kompani t’i marrë 75 milionë euro përmes 153 tenderëve vetëm gjatë këtij mandati”, deklaroi ajo.

Ajo tha se Qeveria kishte refuzuar edhe një ofertë nga Katari për investime në shëndetësi.

“A mund të na tregoni pse e keni refuzuar ofertën e Katarit për të investuar 30 milionë euro në ndërtimin e një Emergjence të re dhe pajisjen e saj, si dhe për protezat e veteranëve të luftës?”, tha Kica-Xhelili.

Nënkryetarja e LDK-së përmendi edhe projektin për Spitalin e Mitrovicës, duke theksuar se nevojiten investime të mëdha në infrastrukturën shëndetësore dhe pajisjet mjekësore.

Sipas saj, një nga problemet më të mëdha mbetet trajtimi i pacientëve me sëmundje të rënda.

“Ju po i lini pacientët me sëmundje të rralla pa trajtim, ndërsa një pacient me kancer detyrohet të shpenzojë deri në 30 mijë euro për terapi dhe shërim, sepse nuk keni bërë asgjë konkrete në këtë sektor”, deklaroi Kica-Xhelili.

Ajo shtoi se gjatë mandatit të qeverisë janë ndërruar vetëm ministrat, pa u shënuar përparim i dukshëm në shëndetësi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika