Beogradi u dikton votën serbëve në Kosovë, e trajton Listën Serbe si “lidhjen e kërthizës” me Serbinë, Petkoviq e etiketon opoziten serbe si armike

Sërish Serbia ndërhynë në procesin zgjedhor të Kosovës

Qytetarët e Kosovës i janë drejtuar sot, më 7 qershor, kutive të votimit për zgjedhjet e nivelit nacional, duke shënuar procesin e tretë zgjedhor parlamentar brenda një periudhe prej 16 muajsh.

Drejtori i te ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se fitorja e Listës Serbe në këto zgjedhje është “e interesave kombëtare”.

“Ka rëndësi vendimtare që të gjithë serbët – si ata të zhvendosur brenda vendit që jetojnë në Serbinë Qendrore të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe. Fitorja e Listës Serbe është triumfi i interesave kombëtare serbe në Kosovë. Të gjitha 10 mandatet duhet t’i takojnë pikërisht kësaj liste”, u shpreh Petkoviq në një intervistë në Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Ai duke bërë ndërhyrje drejtpërdrejt në procesin zgjedhor demokratik të Kosovës, nënvizon se edhe presidenti i Serbisë i jep mbështetje të plotë Listës Serbe, pasi siç thotë ai sepse ajo përfaqëson “lidhjen e drejtpërdrejtë” mes popullit serb në Kosovë dhe shtetit të Serbisë.

“Është e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë 10 mandate”.

Mes tjerash, Petkoviq vazhdoi me avazin e vjetër ku pretenon se qëndrimi i Kosovës s ndaj serbëve ka qenë i ‘’padrejtë’’.

“Ajo që mbështet Kurti është drejtpërdrejt kundër interesave të popullit serb në Kosovë. Prandaj është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë të gjitha 10 mandatet. Kjo do të thotë se mbrojtja e interesave kombëtare serbe do të jetë plotësisht nën kontrollin e Listës Serbe dhe se ajo do të mund të marrë pjesë në procese të rëndësishme politike në Kosovë”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika