BDI: VLEN lavdërohen me projektet tona, autostrada Shkup-Bllacë mbanë vulën tonë

“Dy vjet e vonuan, sot lavdërohen me projektin tonë Shkup – Bllacë”, kështu reaguan nga Bashkimi Demokratik për Integrim pasi kryetarët e VLEN-it njoftuan se për këtë projekt janë ndarë 200 milionë euro dhe se së shpejti do të fillojnë punimet.

BDI tha se në peridhën sa ishin në Qeveri e kanë ideuar dhe buxhetuar autostradën Shkup-Bllacë duke thënë se, projetet të tilla si Korridori 8, korrirori 10-D, rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës, one stop shop në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, mbajnë vulën e BDI-së.

“Qeveria e Bashkimit Demokratik për Integrim e ka ideuar, disejnuar, projektuar dhe buxhetuar autostradën Shkup – Bllacë.

Qeveria НИШТО (asgjë) e ka bllokuar dhe vonuar për plotë dy vite nisjen e ndërtimit të 10.8 kilometrave të mbetura nga ky projekt.
Qeveria jonë e kreu edhe 2 kilometërshin e parë të autostradës Shkup – Bllacë, por Qeveria НИШТО nuk e lëshon në përdorim dy vjet rradhazi.

Qeveria e BDI gjithashtu e kreu projektimin me kompaninë amerikane Hill për vazhdimin e kësaj autostradë prej 10.8 kilometra deri te qarkorja e Shkupi dhe siguroi financimin e sai nga Banka Europiane per zhvillim dhe rindërtim.
Gjithashtu, Qeveria BDI e shpalli thirrjen për ndërtim në të cilën aplikuan 11 kompani dhe Qeveria НИШТО e kishte për detyrë vetëm të përzgjedh realizuesin, por edhe këtë e vonuan dy vjet.

Për dy vjet genjyen, se tokat në maje të malit gjoja i kanë blerë eksponent të BDI, pastaj që do ta bëjnë me dy korsi, pastaj që do ta ndryshojnë trasenë, që më në fund të vijnë në pregerin e BDI-së dhe të pranojnë që kanë gënjyer.
Korridori 8, korrirori 10-D, autostrada Shkup Bllacë, rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës, one stop shop në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, mbajnë vulën e BDI, e ju…НИШТО!!!”, thonë nga BDI./Telegrafi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika