“Kurti s’mund të ecën vetëm”, Kabashi: LDK është partneri më i mundshëm i VV-së

Analisti dhe gazetari Bekim Kabashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje! nuk mund të qeverisë e vetme dhe se është e detyruar të kërkojë bashkëpunim me njërën prej partive ish-opozitare për të siguruar stabilitet institucional.

Në Debat Plus, Kabashi ka theksuar se, sipas tij, partneri më i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, duke argumentuar se ekziston vullnet politik nga të dyja palët për një bashkëpunim të tillë.

Kabashi vlerësoi se një marrëveshje VV–LDK do të mundësonte zgjedhjen e presidentit dhe formimin e institucioneve stabile.

Megjithatë, ai paralajmëroi se në rast se nuk arrihet një marrëveshje e tillë, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

“Kështu që zoti Kurti në këtë rast nuk ecën vetëm. Nuk e ka të mundshme. Ai është i obliguar të bashkëpunoi më njërën prej partive opozitare. Unë e kam thënë se zoti Kurti për çështje të interesave strategjike të partisë së tij, si partner të mundshëm do ta zgjedh LDK-në. Ka edhe vullnet nga ana e LDK-së. Jo vetëm kësaj here ka pas edhe në të kaluarën…

Është e qartë, e kanë shprehur qartë si zoti Abdixhiku, si zonja Osmani, që ka qenë prijëse e listës ka qenë jashtëzakonisht kritike ndaj zotit Kurti gjatë fushatës, ka shprehur gatishmërinë dhe ka thënë që nuk bëhet pengesë e formimit të institucioneve. Unë e shoh një partneritet VV-LDK, duke e zgjedhje presidentin dhe duke formuar institucione stabile, të cilët mandej munden me kry shumë punë. Veç nëse LVV është e interesuar ta sprovojë këtë shtet deri në limitet e tij. E atëherë me çu edhe njëherë vendin në zgjedhje”, ka thënë Kabashi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika