Një i vdekur në aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me pasoja fatale në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Të fundit nga rubrika