Hamza mbështet Marshin për Liri: Më 12 shtator të jemi të gjithë në Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë në mbështetje të Marshit për Liri, i cili do të organizohet më 12 shtator në Prishtinë nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, nën moton “Kosova po pret”.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hamza ka bërë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje sa më të gjerë në marsh, duke kërkuar që këtij organizimi t’i bashkohen qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“E mbështes plotësisht marshin e organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’, më 12 shtator në Prishtinë. I ftoj të gjitha strukturat e PDK-së, në çdo komunë, degë dhe nëndegë, që të mobilizohen dhe t’i bashkohen këtij organizimi qytetar”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka theksuar se Marshi për Liri duhet të jetë përtej përkatësive partiake, duke bërë thirrje për bashkim rreth të vërtetës së luftës çlirimtare.

Marshi i 12 shtatorit në Prishtinë organizohet katër ditë para datës së paralajmëruar për verdiktin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika