Nagavci: LVV e gatshme për dakordim për president konsensual jopartiak

Arbërie Nagavci ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bisedojë për një marrëveshje politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke propozuar një emër konsensual dhe jopartiak.

Në Debat Plus, Nagavci tha se LVV ka qenë e hapur për bashkëqeverisje me Lidhja Demokratike e Kosovës dhe për arritjen e zgjidhjeve që shmangin zgjedhjet dhe krizën institucionale.

Ajo theksoi se partia ka qenë e gatshme të shqyrtojë edhe emra konsensualë jashtë skenës politike për postin e presidentit, si dhe të mbështesë propozime që vijnë nga partitë tjera parlamentare.

Sipas saj, kandidatët partiakë nuk janë zgjidhja më e mirë për këtë post, për shkak të rolit unifikues që duhet të ketë presidenti i vendit.

“Sot është e gatshme që të bisedoj shumë seriozisht,  LVV sot në këtë moment që po flasim dhe është mendim i imi dhe jemi të gatshëm dhe të interesuar që të dakordohemi për një emër konsensual jopartiak për president apo presidente të Kosovës. Sepse praktika po na dëshmon çdo ditë që se kandidatët partiak nuk janë shembulli më i mirë… për shkak edhe të rolit unifikues që duhet të ketë”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika