Supremja refuzon ankesën e Qëndrim Kryeziut për rinumërimin e votave të PDK-së

Ilustrim

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet nga PDK-js, Qëndrim Kryeziu, i cili kërkonte anulimin e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe urdhërimin e rinumërimit të të gjitha fletëvotimeve të vlefshme të PDK-së në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Kryeziu kishte paraqitur ankesë kundër vendimit të PZAP-së, i cili më 22 qershor kishte refuzuar kërkesën e tij për rinumërim të votave të kandidatëve të partisë demokratike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në ankesën drejtuar Gjykatës Supreme, ai argumentonte se vendimi i PZAP-së ishte bazuar në një vlerësim formalist të provave dhe se nuk ishte marrë parasysh fakti që gjatë rinumërimit ishin konstatuar ndryshime në votat e 90 nga 110 kandidatët e PDK-së. Sipas tij, kjo ngrinte dyshime për saktësinë e rezultatit për pjesën më të madhe të votave të subjektit politik.

Kandidati kishte kërkuar që të urdhërohej rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të vlefshme të PDK-së, duke përjashtuar ato që ishin rinumëruar tashmë, me arsyetimin se vetëm një proces i tillë do të garantonte pasqyrimin e saktë të vullnetit të votuesve dhe evidentimin korrekt të votave për secilin kandidat.

Megjithatë, Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjes së PZAP-së dhe dokumentacionit të lëndës, konstatoi se ankesa nuk ishte e bazuar.

Me aktgjykimin e saj, Gjykata la në fuqi vendimin e PZAP-së, duke refuzuar kërkesën e Qëndrim Kryeziut për rinumërim të përgjithshëm të votave të kandidatëve të partisë demokratike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika