Muja: Asnjë kandidat partiak nuk i ka votat për President

Analisti politik Basri Muja vlerëson se përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës i jep Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me deputetët e komuniteteve joserbe, mundësinë për të formuar një qeveri të ngushtë, e cila, sipas tij, mund të jetë edhe fragjile, por do t’i ketë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Muja, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se pret që ky të jetë skenari që do të ndiqet, duke kujtuar se një zhvillim i tillë është paralajmëruar edhe nga eksponentë të LVV-së.

Sipas Mujës, në rrethanat aktuale asnjë kandidat që vjen nga një bllok i vetëm politik nuk i ka votat e nevojshme për t’u zgjedhur president.

“Ndërtimi i parlamentit të Kosovës është i tillë që LVV-së që bashkë me pakicat jo serbe i jep mundësinë për formimin e një qeverie të ngushtë, e cila mund të jetë edhe fragjile por që do ti ketë numrat e mjaftueshme për ta votuar qeverinë dhe pres që kështu do të zhvillohet skenari ashtu sic edhe e kanë paralajmëruar eksponentët e LVV-së ndërsa për presidentin kërkohet një shumicë e cilësuar dhe për nga numrat janë procese të ndryshme dhe mendoj se është gabim që këto procese të trajtohen bashkërisht. Ndërsa për presidentit duhet të ulën dhe të diskutojnë se si do të duhej të kishte një president a presidente dhe pastaj të dakordohen për një kandidat që ka mbështetjen e 2/3 të Kuvendi dhe në një situatë të tillë nuk shoh për zgjedhjen e një kandidati nga blloku politik pasi asnjë kandidat i tillë nuk i ka numrat e mjaftueshëm. Shpresoj që partitë politike ta kuptojnë rëndësinë e masazhit dhe ta kenë marrë mesazhin nga zgjedhjet e fundit që interesat shtetërore të jenë para interesave politike”, u shpreh Muja.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika