Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik

Nol Nushi vlerëson se Partia Socialdemokrate ka qenë e vetmja opozitë e mirëfilltë ndaj Qeverisë së Albin Kurtit gjatë gjashtë viteve të fundit, teksa ka kritikuar partitë e tjera opozitare për mungesë angazhimi dhe improvizim.

Nushi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se PSD-ja kishte hyrë në zgjedhje me bindjen se pas procesit zgjedhor nuk do të kishte ndryshime të mëdha në rezultat dhe se partitë opozitare do të përfundonin në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së Kurti ne kemi qenë për të mos thënë opozitë e vetme edhe në angazhim për çështje të ndryshme që e kanë vënë përballë këtë qeveri – ne jemi angazhuar për energjinë, çmimin e rrymës, kapjen e RTK-së, çështjen e Martin Berishajt e shumë të tjera e partitë tjera opozitare maksimumi mund të dilnin në një konferencë. Mposhtja e Kurtit kurrsesi nuk bëhet nëpërmjet improvizimeve dhe përmes gënjeshtrave – mposhtja e Kurtit do të mund të bëhej me angazhim për nime”, u shpreh Nushi.

Nushi u ndal edhe te pritjet për rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke thënë se parashikimet se një angazhim i saj do ta rriste këtë parti rezultuan të pasakta.

“Besoj që opozitëbërja bëhet nëpërmjet qëndrimeve dhe artikulimit të saktë të situatës politike që e kemi aktualisht. Gara jonë në zgjedhje ka qenë për një opozitë përnime pasi mendimi e analiza jonë ka qenë se pas atyre zgjedhje nuk do të ketë ndryshime të mëdha në rezlutat gjë që edhe ashtu ndodhi dhe se Kuvendi do të mbeste pa opozitë pasi partitë opozitare do të hynin në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe fatkeqësisht edhe kjo doli e saktë – cka nuk ka dalë mirë për ne është besimi i qytetarëve në analizën tonë. Pritja që u krijua nga zgjedhjet e fundit që angazhimi i Vjosa Osmanit në LDK do ta rrisë këtë partië doli si fluskë dhe ashtu doli në rezultatin e zgjedhjeve. Ne mendojmë që politika nuk bëhet me amortizime e zgjidhje të momentit të fundit dhe gjetje sipërfaqësore por bëhet vetëm me angazhim përnime e kjo mungon në opozitën e Kosovës”, u shpreh Nushi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika