Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se ka parandaluar një tentim për futjen e mallrave të kontrabanduara në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas SHKK-së, gjatë një kontrolli rutinë dhe bastisjes së një vizitori, zyrtarët korrektues kanë zbuluar të kamufluara në trupin e tij dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse.
Të gjitha pajisjet janë konfiskuar, ndërsa vizita është anuluar menjëherë.
Pas zbulimit të rastit, ndaj vizitorit janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi.