Nxënësit e Kosovës mësojnë në shqip, por më shumë pikë në maturë marrin nga anglishtja

Edhe pse shqipja është gjuha e tyre amtare, maturantët e Kosovës kanë shënuar rezultate dukshëm më të mira në gjuhën Angleze në testin e Maturës Shtetërore. Ekspertët këtë e lidhin me mungesën e fokusit tek gjuha shqipe. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, 45 nxënës u përjashtuan për shkelje të rregullave gjatë testimit

Shqipen e flasin çdo ditë, por në testin e maturës më të suksesshëm dolën në anglisht.

Maturantët kosovarë shënuan performancë më të lartë në pyetjet e gjuhës angleze sesa në gjuhën shqipe në testin e Maturës Shtetërore.

Si rëndom, edhe rezultatet në Matematikë nuk ishin më të mirat, teksa nga lëndët zgjedhore, rezultatet më të mira ishin në lëndën e Sociologjisë.

“Mesatarja e arrishmërisë, është gjuhë shqipe 45.46 për qind, gjuhë angleze  65.01, ndërsa matematikë 31.83%. D.m.th rezultatet më të larta kanë qenë në gjuhë angleze, pastaj në gjuhë amtare, dhe në matematikë, rezultatet janë bukur të ulëta”, ka thënë Fatmir Elezi, drejtor i Divizionit për Vlerësim në MAShT.

Këto rezultate sipas njohësve të arsimit nuk janë të rastësishme, pasi ky fenomen mbetet i njëjti për vite me radhë.

“Kjo tregon që në shkollat tona nuk po i jepet shumë rëndësi gjuhës, më shumë nxënësit në harmoni me modën o e dojnë gjuhën angleze, poashtu edhe ambienti I krijuar në Kosovë është i tillë. Kjo ka ndiku që rezultatet të zbehen në gjuhën amëtare”, ka thënë Jonuz Salihaj, njohës i Arsimit.

E ndërsa mijëra nxënës iu përgjigjën pyetjeve të provimit, kishte edhe nga ata që tentuan t’i shmangin rregullat, për çka edhe u përjashtuan.

“Diku 45 nxënës janë përjashtu nga testi si shkak I përdorimit të telefonit, ku 34 janë pëejashtu nga administratorët e testit, kurse 11 pasi janë verifiku se postuan në rrjete sociale”, ka thënë Fatmir Elezi, drejtor i Divizionit për Vlerësim në MAShT.

E për të evituar këto shkelje, Salihaj konsideron se duhet bërë ndryshime rrënjësore në Ligjin për Maturën Shtetërore.

“Sallat të pajisen me gjurmues që të mos mund të përdoret telefoni atje, do të duhej të ndryshohej mënyra e testimit…Për shkolla profesionale duhet të kemi teste të posaçme”, ka thënë Jonuz Salihaj, njohës i Arsimit.

Testit të maturës iu nënshtruan mbi 18 mijë maturantë, prej tyre rreth 5 mijë nuk arritën të kalojnë në afatin e parë dhe një mundësi të dytë do ta kenë në testin që mbahet në muajin gusht.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika