52 raste me fruth, IKShPK-ja bën thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 6 korrik 2026 janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara me fruth në vend.

Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar edhe pesë raste të reja.

Sipas të dhënave, numri më i madh i të infektuarve është në Prishtinë me 17 raste, pasuar nga Ferizaj me 12, Kaçanik me 6, Fushë-Kosovë me 5, ndërsa Lipjani, Vushtrria, Shtimja dhe Obiliqi kanë nga 2 raste secila. Raste të veçanta janë regjistruar edhe në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të simptomave si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë apo konjuktivit, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Instituti thekson se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe apelon tek prindërit që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve, duke e cilësuar vaksinën si masën më efektive për parandalim dhe mbrojtje të shëndetit publik.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika