Bytyqi: LDK-ja është çelësi për zgjidhje politike, por aktualisht është e ndarë në disa grupe

Analisti politik Ardian Bytyqi ka deklaruar se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po vërehet një pjesë që është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, por sipas tij, partia aktualisht është e ndarë në disa grupe.

Bytyqi, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, deklaroi se LDK-ja është në një situatë të brendshme të fragmentuar dhe se mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të unifikohet në rast se hapen negociatat me Vetëvendosjen për krijimin e institucioneve.

Sipas tij, kjo ndarje e brendshme e vështirëson një qëndrim të përbashkët të partisë, ndërsa vlerësoi se vetëm procesi i negociatave mund të tregojë nëse LDK-ja mund të bëhet më kompakte.

“Tek një pjesë e LDK-së po vërehet një disponim për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.  Lidhja Demokratike e Kosovës është e ndarë në tri pjesë Lumir Abdixhiku me Vjosa Osmanin në njërën anë, Imri Ahmeti me Gazmend Muhaxherin e Përparim Ramën në anën tjetër dhe zotëri Hoti me zonjën Bajrami në një anën tjetër. LDK-ja për momentin është copë-copë por a do të bëhet kompakte në ditën që Lëvizja Vetëvendosje të negociojë me ta mbetet të shihet – besoj se gjasat janë shumë të vogla por nuk dihet. LDK-ja është çelësi që të prodhojmë zgjidhje dhe mos të shkojmë sërish në zgjedhje”, u shpreh Bytyqi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika