Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme gjatë natës, pasi tensionet u përshkallëzuan në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Donald Trump ndodhet në Turqi për samitin e NATO-s.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi të martën se kishte goditur mbi 80 objektiva, përfshirë më shumë se 60 mjete të vogla lundruese të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në ngushtic, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
IRGC deklaroi se ishte kundërpërgjigjur me sulme hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas CENTCOM-it, sulmet amerikane erdhën si përgjigje ndaj veprimeve të Iranit, i cili “kishte shënjestruar dhe sulmuar anije tregtare” në Ngushticën e Hormuzit, pas disa raportimeve se cisternat e naftës ishin sulmuar të martën.
Nga ana tjetër, Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkeljen e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar mes dy vendeve muajin e kaluar.
Këto zhvillime ndodhin ndërsa presidenti amerikan do të takohet me aleatët në samitin e NATO-s në Ankara. Ne do t’ju mbajmë të përditësuar me situatën në Lindjen e Mesme dhe me zhvillimet që po ndodhin në Turqi.