BE-ja pret që SHBA-ja t’i respektojë marrëveshjet tregtare, pavarësisht kërcënimit të Trumpit ndaj Spanjës

Bashkimi Evropian pret që Shtetet e Bashkuara t’i respektojnë detyrimet që burojnë nga marrëveshjet tregtare me BE-në, deklaroi të mërkurën një zëdhënës i Komisioni Evropian, pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi sekretarin e tij të Thesarit të ndërpresë lidhjet tregtare me Spanjën.

Duke folur në Ankara, Trump e quajti Madridin një “partner të tmerrshëm” në NATO dhe e kritikoi për mosmbështetjen e luftës kundër Iranit, raporton Al Jazeera.

“Ju kujtoj se vitin e kaluar nënshkruam një deklaratë të përbashkët me SHBA-në. Ne presim që SHBA-ja t’i përmbushë angazhimet e saj sipas asaj deklarate të përbashkët, ashtu siç kemi përmbushur edhe ne tonat”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill.

Ai shtoi se Komisioni Evropian do të sigurohet gjithmonë që interesat e Bashkimit Evropian dhe të të gjitha shteteve anëtare të mbrohen plotësisht.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim një tregti transatlantike të qëndrueshme, të parashikueshme dhe me përfitim të ndërsjellë, në dobi të të gjitha palëve”, deklaroi Gill.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika