Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast të sulmit ndaj një personi në Pejë, i cili po trajtohej në spital pas lëndimeve të pësuara.
Policia për rastin është njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person i lënduar po merrte trajtim mjekësor.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Sipas tij, dyshohet se sulmi është kryer me një mjet të fortë.
“Rreth orës 12:26, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas do të dhurojë deklaratën mbi rastin. Viktima pas trajtimit mjekësor ka ardhur në stacionin policor për t’ u intervistuar. Tutje do ta kuptojmë se çka ka ndodhur dhe sa persona janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin hetimet kanë filluar”, u shpreh Gashi.