“Diplomacia e Kosovës në gjendje të fjetur”, Lama kritikon mungesën në samitin e NATO-s

Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama, ka vlerësuar se Kosova do të duhej të ishte e pranishme në samitin e NATO-s në Ankara, pavarësisht se nuk është shtet anëtar i Aleancës.

Duke folur në emisionin FIVE, Lama tha se Kosova është “konsumuese e sigurisë së NATO-s” dhe se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës duhet të kërkojnë pjesëmarrje në këto takime, të cilat sipas saj janë të rëndësishme për zhvillimin e kontakteve diplomatike.

“Kosova do të duhej të ishte edhe në samitin në Ankara. Sigurisht që nuk është vend anëtar i NATO-s, por është konsumuese e sigurisë së NATO-s. Besoj se do të marrë një ftesë përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, së paku për të qenë prezent dhe për të zhvilluar takime”, ka deklaruar Lama.

Ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili pritet të mbahet në Tiranë, varet nga organizatori, por shprehu shpresën që deri atëherë Kosova të ketë institucione funksionale dhe legjitime.

Duke folur për mungesën e Kosovës në samitin e mbajtur në Ankara, Lama tha se një nga arsyet mund të jetë mungesa e angazhimit diplomatik nga institucionet e Kosovës.

“Besoj që së paku ministri i Mbrojtjes do të duhej të ishte prezent në margjinat e samitit, sepse në tryezë janë vetëm anëtarët e NATO-s. Shpjegimi i vetëm që mund të jap është se diplomacia e Kosovës është në gjendje të fjetur dhe institucionet janë të paralizuara”, tha ajo.

Sipas saj, institucionet e Kosovës duhet të japin sqarime se pse vendi nuk është ftuar në këtë samit dhe nëse është bërë ndonjë kërkesë zyrtare për pjesëmarrje.

“Nuk është interesuar askush që ta bëjë të mundur pjesëmarrjen e Kosovës, duke kërkuar drejtpërdrejt nga mikpritësi, në këtë rast Turqia. Institucionet duhet të japin një shpjegim pse nuk janë thirrur”, u shpreh Lama.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika