Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbledhur sot Kryesinë e saj, në një takim që ka nisur nga ora 15:00.
Mbledhja vjen pas publikimit të ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me liderët e partive politike, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe nisjes së afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Para mbledhjes, anëtarja e PDK-së, Ganimete Musliu, nuk ka dhënë qëndrim nëse partia do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vetëvendosjes për takim.
Ndërkohë, sot ka nisur zyrtarisht afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Deputetët e zgjedhur kanë afat deri më 7 gusht për ta përmbyllur procesin e konstituimit.
Mblidhet Kryesia e LDK-së, Halimi: Besoj se do ta diskutojmë edhe ftesën e Kurtit
