FSK rrit gatishmërinë operacionale përmes trajnimit të xhenierëve luftarakë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur me sukses Kursi Bazik për Xhenier Luftarak, i cili synon përgatitjen profesionale të ushtarakëve në fushën e xhenios luftarake.

Sipas FSK-së, gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë fituar njohuri teorike dhe aftësi praktike në ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolime, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve xheniere, njofton Dukagjini.

Trajnimi është zhvilluar sipas standardeve profesionale, me fokus në avancimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të ushtarakëve.

FSK vlerëson se përfundimi i këtij kursi përbën një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika