Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me konstituimin e institucioneve të reja, ka deklaruar se palët janë pajtuar të vazhdojnë komunikimin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për bllokadën institucionale.
Abdixhiku tha se në takim është diskutuar për nevojën e sigurimit të stabilitetit institucional dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, njofton Dukagjini.
“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional të Kosovës dhe për shmangien e zgjedhjeve të katërta brenda një viti e gjysmë. U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim drejt një zgjidhjeje”, deklaroi Abdixhiku.