Sulmoi dhe kanosi prindërit, arrestohet 33-vjeçari në Kaçanik

Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 10:45, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave në një rrugë të qytetit të Kaçanikut.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë mësuar se një person dyshohet se ka ushtruar sulm dhe ka kanosur prindërit e tij.  Ata janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor dhe më pas për procedura të mëtejshme në stacionin policor.

Gjatë hetimit është intervistuar edhe një dëshmitar i rastit, ndërsa edhe i dyshuari ka marrë tretman mjekësor pasi ka deklaruar se nuk ndihej mirë.

Me rastin janë marrë Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje dhe hetuesit policorë. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”.

I dyshuari, mashkull 33-vjeçar, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika