Specialja flet për dorëzaninë e Hashim Thaçit

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë bëhet e ditur se trupi gjykues do të marrim vendimin në kohën e duhur, lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzaninë prej 50 mijë euro.

“Trupi Gjykues do të nxjerrë një vendim lidhur me këtë kërkesë në kohën e duhur”, ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Kërkesën për lirim me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi mbrojtja e tij e ka parashtrua më 6 korrik të këtij viti dhe brenda një afati të arsyeshëm trupi gjykues duhet të kthej një përgjigje. Përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se ai do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi. Po ashtu, thuhet se, Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës. /Radio Dukagjini

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika