ORCA: Këshilli i Etikës duhet t’i përjashtonte profesorët Dugolli dhe Kastrati

Organizata për ngritjen e cilësisë në arsim (ORCA) e kanë kundërshtuar vendimin e Këshillit të Etikës. Sipas tyre profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati duhet të përjashtohen nga Universiteti i Prishtinës për shkak të plagjiaturës në punimet e tyre

Dibran Hoxha, ORCA

Organizata për ngritjen e cilësisë në arsim (ORCA) ka kritikuar vendimin e Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës për vendimin kundrejt profesorëve universitarë Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

Sipas tyre, Këshilli i Etikës do të duhej të merrte vendim që këta profesorë të përjashtohen nga detyra e tyre në Universitet dhe t’i largohet titulli akademik, pasi sipas tyre, këta të fundit janë plagjiatorë.

Gjatë ditës, ORCA po shpërndan fletushka që edhe qytetarët e vendit ta kuptojnë vendimin, sipas tyre, të padrejtë të Këshillit të Etikës.

Shpendarja e fletushkave nga organizata ORCA

Më 22 qershor të këtij viti, Këshilli i Etikës për shkak se kishin përdorur plagjiaturë në punimet e tyre, i kishte dënuar profesorët e Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastratit.

Në vendimin e tyre thuhej se, Dugollit i ndalohej përfshirja e mentorimit të studentëve në ciklin e nivelit master dhe të doktoratës në UP, për dy vjet. Kjo masë, sipas vendimit, vlen vetëm për kandidatët e rinj dhe jo për ata të cilët tanimë janë në mentorim.

Kurse kolegut të tij, Ardian Kastratit, i është ndaluar mentorimi për tre vjet.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika