Osmani: Deklarata e ministres serbe, glorifikim i një politike gjenocidale

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, duke e cilësuar atë si një nga deklaratat më të rënda të një zyrtari shtetëror në vitet e fundit.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se deklarata është “glorifikim i një politike gjenocidale” dhe shprehje pendese që spastrimi etnik i Kosovës nuk është realizuar deri në fund.

Ai kritikoi gjithashtu ata që, sipas tij, e dënojnë këtë deklaratë, ndërsa bashkëpunojnë me zyrtarë që relativizojnë gjenocidin dhe promovojnë politikat e Millosheviqit.

“Nuk mund ta dënosh Millosheviqin me një status në Facebook, ndërsa të qeverisësh me ata që relativizojnë gjenocidin”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika