Lisandro Martinez, transferimi më i ri i Manchester United

Më në fund, Manchester United ka arritur që të bindë kampionët e Holandës që të marrin shërbimet e 24-vjeçarit. Marrëveshja përfundimtare mes palëve është arritur për një shifër që sillet rreth 55 milionë euro

Lisandro Martinez,

Lisandro Martinez është transferimi më i ri i Manchester United.

Të premten, Djajtë e kuq kanë kompletuar marrëveshjen me skuadrën holandeze “Ajax” për transferimin e mbrojtësit argjentinas në ambientet e “Teatrit të Ëndrrave”.

Pas shumë bisedimeve mes dy palëve, Manchester United ka arritur më në fund që të bindë kampionët e Holandës që të marrin shërbimet e 24-vjeçarit.

Se sa i përmendur ka qenë emri i Lisandro Martinez, tregon fakti që në garë të ashpër për të ka qenë edhe skuadra e Arsenal.

Mirëpo, sipas raportimeve të mediave të ndryshme, rol të madh që Martinez të bëj zgjedhjen që të transferohet te djajtë e kuq, ka luajtur pikërisht ish-trajneri i futbollistit të Ajax, Erik Ten Hag.

Marrëveshja përfundimtare mes palëve është arritur për një shifër që sillet rreth 55 milionë euro.

Te Ajax, Lisandro Martinez shpenzoi tri vite shumë të mira duke qenë çdo verë i kërkuar nga skuadrat më të spikatura Europiane.

Më herët, Lisandro ka qenë futbollist i skuadrave Newells dhe Defensa në ligën e Argjentinës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika