Prokuroria Speciale: Halil Thaçi u intervistua si i pandehur për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Kryetari i Obiliqit nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale lidhur me hartat e shpronësimeve në fshatin Shipitullë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Edhe pse ish-deputeti ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Thaçi u intervistua si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “ushtrim ndikimi”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për portalin Dukagjini se kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar në kuadër të hetimeve për rastin e shpronësimeve në fshatin Shipitullë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se Thaçi është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

“Mund të konfirmojmë se H.Th. është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrim ndikimi’”, ka deklaruar Luta për Dukagjinin.

Ndërkohë, Halil Thaçi ka deklaruar se është intervistuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit.

Thaçi ka thënë se është i kënaqur që Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje dhe ka kërkuar që rasti të trajtohet deri në fund.

“Është një temë e përgatitur moti nga rivalët e mi politikë. Më kanë përfshirë në shpronësimet e fshatit Shipitullë. Jam i kënaqur që Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje dhe i bëj thirrje që të merret deri në fund me këtë rast”, ka deklaruar ai.

Ai ka mohuar çdo keqpërdorim dhe ka thënë se ka qenë gjithmonë në mbështetje të banorëve të Shipitullës dhe Hadës, të cilët sipas tij janë përballur me vështirësi si pasojë e procesit të shpronësimeve.

 

Haliti pas intervistimit nga Prokuroria për rastin e Shipitullës: Nuk shantazhohem, do të jem gardian i qytetarëve

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika