Kryetari i Obiliqit intervistohet si i dyshuar nga Specialja për shpronësimet në Shipitullë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, u intervistua nga Prokuroria Speciale lidhur me hetimet për shpronësimet në Shipitullë. Ai deklaroi se ishte thirrur si dëshmitar dhe mohoi çdo përfshirje, por Specialja konfirmoi se është intervistuar si i pandehur për dyshimin e veprës penale “Ushtrim ndikimi”. Thaçi pretendon se rasti është i motivuar politikisht.

Një proces hetimor për shpronësimet në Shipitullë e çoi në dyert e Prokurorisë Speciale kryetarin e Obiliqit.

Halil Thaçi u intervistua nga prokurorët të mërkurën, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për ndikim në procesin e shpronësimeve në këtë fshat të komunës që ai tash e drejton.

Pas disa orësh intervistim, para gazetarëve ai tha se u thirr në cilësinë e dëshmitarit dhe mohoi çdo përfshirje në veprën për të cilën po dyshohet.

“Po, sigurisht që po, i kam të bazuara dhe nuk kam rënë pre e shantazheve të mediave, e asnjëherë nuk do të bie. Kurrë nuk do të shantazhohem e as nuk do të kërcënohem. Unë do të jem gardian i të drejtave të qytetarëve të mi… jam në cilwsinë e dëshmitarit”., ka deklaruar Thaçi.

Por versioni që dha ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje doli të jetë i pavërtetë.

“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

Për Thaçin, kjo dosje është rezultat i një rivaliteti politik.

“Kjo është një temë e përgatitur prej moti nga rivalët e mi politikë. Më kanë përfshirë në çështjen e shpronësimeve në fshatin Shipitullë. Unë jam shumë i kënaqur që Prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe i bëj thirrje Prokurorisë që ta hetojë deri në fund”, ka theksuar ai.

Në rastin e shpronësimeve në Shipitullë, banorët prej vitesh kanë ngritur shqetësime dhe kanë protestuar, nën pretendimin se aktivitetet e KEK-ut dhe procesi i shpronësimit u kanë shkaktuar dëme në tokat dhe kulturat e tyre bujqësore.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika