Armend Zemaj e Florian Dushi shkuan në selinë e LDK-së, por jo për ndonjë mbledhje apo takim.
Aty, në mesin e ditës, përfundimisht dorëzuan kërkesën për kuvend të jashtëzakonshëm të partisë, për të cilën thanë se i kanë mbledhur mbi 150 nënshkrime të delegatëve, aq sa kërkohen edhe me statut.
Pak kohë pas dorëzimit, partia edhe nisi trajtimin e kërkesës.
Sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, fillimisht duhet të bëhet verifikimi i secilit nënshkrim.
“Është trajtuar në rrugë procedurale. Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund”.
Në rrjetet sociale reagoi edhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti, i cili poashtu e ka nënshkruar kërkesën.
“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”.
Kështu, sipas Statutit të Lidhjes Demokratike, Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të organizohet më së largu 60 ditë pas pranimit të kërkesës.