MMPH shkëput kontratat e punës për 20 zyrtarë nga komuniteti serb

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se janë shkëputur kontratat e punës për 20 zyrtarë të ministrisë nga komuniteti serb, të cilët thotë se njihen edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”.

Pacolli bëri të ditur se vendimi është marrë për shkak të mungesës së vazhdueshme të këtyre zyrtarëve në vendin e punës, si dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, njofton Dukagjini.

Sipas saj, nga evidencat zyrtare ka rezultuar se 20 zyrtarët, të punësuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që nga 5 janari 2016, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, po ashtu Pacolli shton se mungesa e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimi i detyrave zyrtare kanë çuar në ndërprerjen e kontratave të tyre.

“Nga evidencat zyrtare ka rezultuar se këta zyrtarë, të punësuar që nga 5 janari 2016 në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, përfshirë mungesën e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimin e detyrave të punës. Do të vendosim ligjshmëri të plotë dhe standarde të njëjta për secilin në administratën publike. Askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që i takojnë. Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse shërbimi publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare”, ka shkruar Pacolli.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika