Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka kërkuar shkarkimin e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj për “spastrimin etnik” të Kosovës.
Gahler vlerëson se deklaratat e tilla nga ministra të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të injorohen, njofton Dukagjini.
“Deklarata të tilla nga ministrat e vendeve kandidate nuk mund të injorohen: Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq deklaroi në një intervistë televizive se, sikur të ishte në pozitën e Millosheviqit në vitin 1998, ajo ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, ka shkruar Gahler.