I akuzuar për vrasje të rëndë, Gjykata fton Endrit Llapashticën të dorëzohet

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale. Seanca pritet të mbahet në mungesë të tyre, pasi ata vazhdojnë të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Endrit Llapashtica akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa ai dhe Dardan Marevci akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PKR.nr.71/2026, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Endrit Llapashtica, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, si dhe ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjykimi do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve.

“Gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, Gjykata u ka bërë thirrje Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit që të paraqiten para organeve të ndjekjes.

“Përmes këtij njoftimi ju bëhet thirrje të pandehurve të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet më 21 korrik 2026, në orën 09:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë në Hajvali, Objekti D, salla 27.

“Lidhur me këtë çështje penale, aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në ueb-faqen e gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale”, përfundon njoftimi.

 

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika