“7 shkolla të dëmtuara nga reshjet e djeshme në Malishevë” – Kastrati: U dëmtuan edhe serrat

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka deklaruar se komuna vazhdon të përballet me pasojat e reshjeve intensive, duke theksuar se ende nuk ka marrë mbështetje nga Qeveria për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas Kastratit, problemet në Malishevë kanë nisur që nga përmbytjet e muajit janar, kur u dëmtuan rëndë infrastruktura publike, ekonomitë familjare dhe një digë.

“Komuna e Malishevës po vazhdon të përballet me këto telashe nga reshjet që kohët e fundit kanë qenë intensive dhe me sasi të mëdha. Që nga janari kemi pasur përmbytjet më të mëdha, është dëmtuar një digë, ekonomitë familjare dhe infrastruktura komunale. Vlera e dëmeve të evidentuara arrin në rreth 6.42 milionë euro. Raporti është miratuar në Kuvendin Komunal dhe i është dërguar Qeverisë, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, tha Kastrati.

Ai bëri të ditur se reshjet e fundit kanë shkaktuar dëme të reja, duke prekur shtatë shkolla në territorin e komunës.

“Shtatë shkolla janë dëmtuar në fasadat e jashtme, çatitë dhe pullazet. Gjithashtu ka dëmtime në ura, në rrjetin e kanalizimit dhe të ujërave të zeza, ndërsa dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në bujqësi, ku janë dëmtuar serrat e fermerëve”, u shpreh ai.

Kastrati theksoi se komisioni komunal është duke vazhduar vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit, ndërsa përsëriti se deri tani nuk ka pasur asnjë ndihmë financiare nga niveli qendror.

“Komisioni është në terren dhe po bën vlerësimin e dëmeve. Megjithatë, ndihma nga Qeveria ende nuk ka ardhur, pavarësisht dëmeve të mëdha që ka pësuar komuna”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika