KEDS gjobitet me 65 mijë euro për përdorimin e njehsorëve me verifikim të skaduar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se operatori për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, është gjobitur me 65 mijë euro për përdorimin e njehsorëve elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.

Sipas njoftimit të ministrisë, kontrollet janë realizuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të inspektimeve që po zhvillohen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë inspektimeve të fundit janë identifikuar 13 njehsorë elektrikë që ishin në përdorim pavarësisht skadimit të afatit të verifikimit metrologjik.

“Për këtë shkelje, operatori për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, është ndëshkuar me 13 gjoba administrative, në vlerë të përgjithshme prej 65 mijë eurosh”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Ministria bëri të ditur se aktivitetet e mbikëqyrjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim garantimin e matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe zbatimin e legjislacionit dhe standardeve metrologjike në fuqi.

Sipas MINTI-t, ky veprim është pjesë e përpjekjeve për forcimin e mbikëqyrjes së tregut dhe sigurimin e respektimit të standardeve ligjore në sektorin e matjes së energjisë elektrike.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë dëshmi ose dyshime lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë t’i raportojnë ato përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber ose në adresën elektronike [email protected].

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika