Vizita e paparalajmëruar e Sorensenit, s’përbën çudi për analistët

Vizita e paparalajmëruar në Prishtinë e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nuk i ka befasuar vëzhguesit e zhvillimeve politike. Sorensen ngriti në takim çështjen e dorëheqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë dhe kërkesat e tyre për rikthim në punë pas 4 vjetësh. Analistët thonë se prezenca e komunitetit serb në këto institucione është detyrim nga marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Pa njoftim paraprak e agjendë publike, takimi u mbajt larg vëmendjes së mediave dhe qytetarëve.

Të premtën pasdite, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin e vizitoi i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.

Në takimin me dyer të mbyllura, Sorenseni ngriti si temë gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr serbë që po kërkojnë rikthimin në punë.

Sipas njoftimit, Kurti ka përsëritur në takim se është i hapur për përfshirjen e serbëve në gjyqësor dhe prokurori, por jo për rikthimin e tyre automatik në punë, duke insistuar se çdo vendim të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Sorensen nuk është deklaruar deri më tani për këtë vizitë, por ardhja e tij në Prishtinë nuk përbën çudi për njohësin e çështjeve politike, Albinot Maloku.

“Bazën e ka tek marrëveshjet e ndodhura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të cilat ndërmjetësit e Bashkimit Evropian bëjnë kujdes dhe interes të shtuar. Në dukje të parë ky interes mund të duket i një anshëm por është diçka që është pjesë e marrëveshjeve”, ka thënë Albinot Maloku, Njohës i çështjeve politike.

Maloku konsideron që përmes vizitave të tilla synohet jetësimi i pikës së marrëveshjes për përfshirjen e komunitetit serb në institucione.

“Në sytë e Prishtinës zyrtare ky mund të duket si një presion, por kemi të bëjmë pastër me interesin e BE-së sa i përketë jetësimit të marrëveshjeve të ndodhura në Bruksel, që për pasojë Serbia bën një interes më të madh lobim sesa Kosova në jetësimin e marrëveshjeve”, ka thënë Albinot Maloku, Njohës i çështjeve politike.

Që pjesëmarrja e komunitetit serb në institucionet e Kosovës është në interes të vendit e thotë njohësi i tjetër i çështjeve politike, Ardian Zeqiri.

“Po pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në institucione publike është në interes të Kosovës sepse tregon se shteti dhe maturiteti institucional dhe shoqërorë është duke u avancuar. Dhe kjo gjithsesi se është lajm i mirë për Kosovën dhe hapje e dyerve për në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ardian Zeqiri, njohës i çështjeve politike.

Zeqiri konsideron që ka pasur një koordinim politik rreth dekretimit të lirimit nga detyra të prokurorëve serbë.

“Si duket ka pas një kordinim të shpejt me ndryshimet që janë bërë në Këshillin Prokurorial të Kosoëvës së fundmi, me caktimin e kryesuesit të ri dhe kryeprokurorit. Unë mendoj se ka pasur një kordinim politik për procesimin e këtyre dorëheqjeve të cilat kanë qenë në njëfarë zone limbo”, ka thënë Ardian Zeqiri, njohës i çështjeve politike.

Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë gjatë së premtes, kryeministri në detyrë Albin Kuti ka deklaruar se rikthimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë që u dorëhoqën nuk lejohet me ligj.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika