Barnatoret “roje të natës”, nis planifikimi i orarit të kujdestarisë në nivel vendi

Kanë kaluar gati dy vjet prej kur është larguar nga implementimi orari i kujdestarive gjatë natës për barnatoret në Prishtinë. Mirëpo, kjo synohet të rikthehet sërish në funksion. Ndërkohë, Oda e Farmacistëve të Kosovës tashmë është pjesë e një grupi punues me Ministrinë e Shëndetësisë, përmes së cilit po synohet që të bëhet orari i kujdestarisë së barnatoreve në gjithë vendin

Orarin gjatë së cilit i ofrojnë shërbime pacientëve e kanë të vendosur në derë.

Ndërkohë pas kësaj ore, kjo farmaci në kryeqytet mbyllet, por ka të tjera që punojnë 24 orë, ndonëse nuk e kanë të përcaktuar me ndonjë rregullore.

Kësisoj, ka më shumë se dy vite që orari i kujdestarisë së barnatoreve në Prishtinë është larguar.

Por, drejtori i shëndetësisë, Bujar Gashi bën të ditur shërbimet do të rikthehen në 24 orë.

“Po në planifikimet tona, në të ardhmën është e planifikuar që të mbahen takime të grupeve punuese me grupet e interesit edhe qytetarët po edhe farmacistët e kryeqytet që formula e cila do të bëhet të jetë e përshtatshme me në rend të parë për qytetarët e pastaj edhe për barnatoret”, ka thënë Bujar Gashi, Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë.

Por, a kanë pranuar kërkesa nga farmacistët deri më tani?

“Jo deri më tani nuk kemi marr ndonjë kërkese sepse është edhe fillimi i mandatit tim por në të ardhmen do të mundohemi të gjejmë një formulë të arsyeshme, e cila do të jetë e arsyeshme”, ka thënë Bujar Gashi, Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë.

Veç komunës së Prishtinës, një orar kujdestarie po planifikohet në nivel nacional.

Nënkryetarja e Odës së Farmacistëve, Jehona Hakaj dha detaje.

“Është duke u bërë plotësim-ndryshimi i ligjit 11/2015 për qarkulluesit me pakicë pra barnatoret. Ministri ka formu një komision ku unë jam e deleguar nga Oda e Farmacistëve dhe kemi përpilu një orar që është për të mirën e qytetarëve, por edhe farmacistëve”, ka thënë Jehona Hakaj, Nënkryetare e Odës së Farmacistëve.

Numri dy i përfaqësuesëve të farmacistëve tha se janë në fazën e shqyrtimit të ankesave dhe kërkesave.

“Po besoj që deri tek mesi i gushtit do të jetë edhe finalizimi i këtij plotësim-ndryshimi i këtij ligji, do të shohim se cilat kanë qenë kërkesat e palëve të pakënaqura në këtë rast”, ka thënë Jehona Hakaj, Nënkryetare e Odës së Farmacistëve.

Pas plotësim-ndryshimit të ligjit do të nevojitet një muaj kohë për implementimin fillestar të orarit të kujdestarive dhe se sipas Odës, 97% e farmacistëve janë pro rregullimit të orarit.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika