Zbulohen gjashtë migrantë në një kamion në Gjilan, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të kontrabandës me migrantë, pasi në një kamion në Gjilan janë gjetur gjashtë shtetas të huaj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 25 korrik rreth orës 11:05, pasi autoritetet pranuan një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion ishin vërejtur disa persona të fshehur në rimorkio.

“Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty ishin gjashtë persona meshkuj – shtetas të huaj. Të njëjtit, së bashku me drejtuesin e kamionit, janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas intervistimit, shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetimet për akomodim në përputhje me procedurat dhe më pas janë liruar.

Ndërkaq, edhe drejtuesi i kamionit, i dyshuar në këtë rast, është liruar në procedurë të rregullt pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika