Vendim historik në Mal të Zi: Dy ditë leje të paguar çdo muaj për gratë me cikël menstrual të dhimbshëm

Parlamenti i Malit të Zi dje (e hane) ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, duke u dhënë grave të diagnostikuara me sëmundje gjinekologjike që shkaktojnë menstruacione të dhimbshme të drejtën për dy ditë pushim të paguar çdo muaj.

Ndryshimet ligjore, të miratuara më 27 korrik, vlejnë për gratë që vuajnë nga dismenorrea sekondare, një gjendje e shkaktuar nga sëmundje si endometrioza, fibroidet, polipet, inflamacionet gjinekologjike, sindroma e vezoreve policistike dhe çrregullime të tjera që shoqërohen me dhimbje të forta menstruale raporton Vjesti.me përcjell Dukagjini.

Sipas ligjit të ri, këto gra do të kenë të drejtën e një forme të veçantë të paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre pa cenuar të drejtat në vendin e punës.

Iniciativa u paraqit në mars të këtij viti nga deputetja e pavarur Jevrosima Pejoviq dhe mori mbështetje unanime në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe në Komisionin Legjislativ, përpara se të miratohej në Kuvend.

Në arsyetimin e ligjit thuhet se ndryshimet synojnë të njohin në mënyrë adekuate këtë gjendje shëndetësore, të zvogëlojnë paragjykimet ndaj grave në vendin e punës dhe të krijojnë një ekuilibër mes kujdesit për shëndetin dhe angazhimeve profesionale.

Me këtë vendim, Mali i Zi i bashkohet vendeve që po shqyrtojnë ose kanë zbatuar politika të ngjashme. Aktualisht, Spanja është i vetmi shtet në Evropë që ka vendosur lejen menstruale në nivel kombëtar, ndërsa vende si Japonia, Koreja e Jugut, Indonezia, Tajvani dhe disa rajone të Kinës e zbatojnë këtë praktikë prej vitesh.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika