Aksion kundër evazionit fiskal në Ferizaj: Zbulohen shkelje në 32 auto-parkingje

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësia Rajonale në Ferizaj, ka zhvilluar një aksion kundër shmangies së tatimit, ekonomisë joformale dhe shkeljeve të tjera ligjore në marrëdhëniet e punës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksioni është realizuar më 28 korrik, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt, autoritetet kanë evidentuar shkelje të ndryshme të kryera nga pronarët e bizneseve.

Për të gjitha parregullsitë e konstatuara, inspektorët kanë përpiluar procesverbale, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj rasteve të evidentuara do të ndërmerren veprimet procedurale në përputhje me kompetencat ligjore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika