Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me gërmimet që po zhvillohen në fshatin Kalludër, në komunën e Zubin Potok, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti tha se autoritetet e Republikës së Kosovës kanë nisur gërmimet në lokacionin ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të fshehura të një grupi prej 23 intelektualësh nga Mitrovica – mjekë, profesorë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut – të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999.
Sipas tij, edhe më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të luftës së viteve 1998–1999, familjet e 1,565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë, vazhdojnë të jetojnë me ankth për fatin e të afërmve të tyre.
“Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë nisur gërmimet në një varrezë masive në fshatin Kalludër, në komunën e Zubin Potokut. Dyshohet se në këtë varrezë ndodhen mbetjet mortore të fshehura prej kohësh të një grupi prej 23 intelektualësh nga Mitrovica – mjekë, profesorë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut – të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999.
Më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të luftës së viteve 1998–1999, ankthi vazhdon për familjet e 1,565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë. Pengimi i vazhdueshëm nga Serbia i përpjekjeve për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm nuk do ta ndalë Republikën e Kosovës në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë. Ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të gjetur çdo person të zhdukur, për të zbuluar çdo varrezë të fshehur dhe për t’i vënë para përgjegjësisë ata që janë përgjegjës, në mënyrë që familjet e të zhdukurve të gjejnë më në fund një masë paqeje dhe ngushëllimi”, ka shkruar Kurti.
Gërmimet në Zubin Potok, Isufaj: Procesi i identifikimit do të marrë kohë
Authorities of the Republic of Kosova have begun excavating a mass grave in the village of Kalludër, in the municipality of Zubin Potok. The grave is suspected to contain the long-concealed remains of a group of 23 intellectuals from Mitrovica, doctors, professors and human…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 30, 2026