Kamberi: Në LDK nuk doli vetëm Lumiri fitues, por binomi Abdixhiku-Osmani

Analisti Belgzim Kamberi ka komentuar rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se rezultati i Kuvendit të jashtëzakonshëm nuk duhet parë vetëm si fitore personale e Abdixhikut, por edhe si forcim i raportit të tij politik me Vjosa Osmanin.

Duke folur në Debat Plus, Kamberi tha se mbetet për t’u parë se si Abdixhiku do ta menaxhojë këtë fitore dhe nëse do ta përdorë atë për të shtyrë përpara projektin e tij politik brenda LDK-së.

“E para zoti Abdixhiku qysh do ta trajtojë fitoren. Se në njërën anë e ka rilegjitimuar, nëse flasim për atë projektin e vet, a do ta shtyjë tutje më shumë këtë betejën me këta tjerët, që ta bëjë partinë më njerëzit e vet. Në anën tjetër ky rezultat është gjysë-gjysë. Është e vërtetë që nëse ka një person që nuk është në LDK dhe duket fituese është Vjosa Osmani. Sepse tashmë ka logjikë që do ta shohim një prani të madhe të Ossmanit brenda LDK-së në një të ardhme të afërt. Sepse sonte s’po duket që ka fituar vetëm Abdixhiku po duket binomi Abdixhiku-Osmani ka dal ngadhënjimtar sonte”, ka thene Kamberi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika